Sondazhi i Sky Sports: Granit Xhaka, përforcimi më i mirë i sezonit në Premierligë
Sport
November 25, 2025 - 16:40
Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka po konsiderohet si blerja më e mirë e sezonit në Premier League pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Sunderland.
Mesfushori shqiptar, i transferuar nga Bayer Leverkusen për rreth 17 milionë paund, ka bërë një ndikim të menjëhershëm te skuadra e sapongjitur në elitë.
Sipas Sky Sports, Xhaka ka fituar më së shumti vota në sondazhin për blerjen e sezonit, duke lënë pas emra të mëdhenj.
Ai ka sjellë stabilitet, përvojë dhe lidership në mesfushë, duke kontribuar në sukseset e skuadrës.