Bernardo Silva konfirmon largimin nga Manchester City
Sport
November 26, 2025 - 16:11
Bernardo Silva ka bërë të ditur se ky do të jetë sezoni i fundit me Manchester City.
Portugezi dëshiron të përfundojë kontratën me suksese në Angli dhe më pas të synojë të bëhet kampion bote me Portugalinë në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Ai publikisht në një prononcim për mediat angleze ka falënderuar klubin për tetë vitet e suksesshme, gjatë të cilave fitoi gjashtë tituj të Premier League.