Modriç tregon arsyen pse zgjodhi Milanin

Modriç tregon arsyen pse zgjodhi Milanin

Sport November 26, 2025 - 16:26

Luka Modric ka shpjeguar vendimin e tij për t’u bashkuar me AC Milan pas largimit nga Real Madridi.

Kroati 40-vjeçar tha se ndihet i lumtur në Milano dhe se ka qenë tifoz i kësaj skuadra që nga koha e fëmijërisë.

“Jam i entuziazmuar te AC Milan, qyteti është i mrekullueshëm dhe klubi është ndër më të mëdhenjtë në botë. Jam shumë i kënaqur që zgjodha Milanin pas Real Madridit”, deklaroi ai për Arena Sport.

Modric synon të ruajë formën dhe të jetë gati për Botërorin 2026, ndërsa në Serie A është bërë menjëherë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve.