Bedri Hamza: Drita dhe Shkëndija, krenaria jonë në vigjilje të 28 Nëntorit

Bedri Hamza: Drita dhe Shkëndija, krenaria jonë në vigjilje të 28 Nëntorit

Sport November 27, 2025 - 18:43

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përshëndetur paraqitjen e dy skuadrave shqiptare, “Drita” nga Gjilani dhe “Shkëndija” nga Tetova, të cilat sonte zbresin në fushë në kuadër të garave evropiane.

“Në prag të 28 Nëntorit, dy skuadra shqiptare, ‘Drita’ nga Gjilani dhe ‘Shkëndija’ nga Tetova, zbresin sonte në fushë si aleate të së njëjtës ngjyrë, në garat evropiane. Krenari e madhe”, shkroi Hamza.

Ai tha se sonte, pavarësisht rezultatit, “kemi festë. Festë para festës”, duke shtuar se “djemtë tanë po e bëjnë krenar mbarë kombin!”.