Roma fiton me rezultat të ngushtë ndaj Midtjyllandit

Roma fiton me rezultat të ngushtë ndaj Midtjyllandit

Sport November 27, 2025 - 20:49

Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Midtjyllandit, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Evropës.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin olimpik, përfundoi me rezultat 2-1.

Golat për Romën i shënuan El Aynaoui në minutën e shtatë dhe El Shaarawy në minutën e 83-të.

Ndërsa, për skuadrën mysafire realizoi Paulinho në minutën 86-të.

Pas kësaj fitore, Roma renditet e 11-ta me nëntë pike, kurse Midtjyllandi lidere me 12 sosh aktualisht. /Zëri