“Jam i kënaqur me performancën”, Spalletti bindet nga Zhegrova

“Jam i kënaqur me performancën”, Spalletti bindet nga Zhegrova

Sport December 03, 2025 - 09:05

Juventusi fitoi bindshëm kundër Udineses me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës.

Bianconerët mposhtën skuadrën nga Udine për të avancuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku do të përballen me Atalantën ose me Genoan.

Trajneri i bardhezinjve, Luciano Spalletti foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku përveç ndeshjes lavdëroi edhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Shou i shpejtë, impakt i madh – Zhegrova lë gjurmë dhe tifozët kërkojnë më shumë minuta për diamantin e Kosovës

“Fitoret janë të rëndësishme sepse janë e vetmja kurë për t'u ndjerë i lirë nga presioni dhe tensioni”, ka thënë fillimisht Spalletti.

“Gjithmonë kam parë diçka më të mirë ditë pas dite. Tani ekipi po fillon të mendojë ndryshe me topin në këmbë. Le të jemi të kënaqur sepse bëmë disa gjëra të mira”.

“Jam i kënaqur me performancën e Zhegrovës; ai ka qenë jashtë loje për një kohë të gjatë, ndoshta meritonte më shumë hapësirë. Gjithashtu u kënaqa kur e pashë duke ndjekur topin në zonën tonë të penalltisë”.

“Ai është një tel i fuqishëm që gjithmonë mund të të frikësojë. Ai e sheh mundësinë për të pasuar kur të tjerët shohin një mur”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Zhegrova hyri në fushë në momentet e fundit të ndeshjes, saktësisht në minutën e 83-të dhe tregoi disa gjëra të mira.