Sot zhvillohen dhjetë ndeshje interesante në Kupën e Kosovës

Sot zhvillohen dhjetë ndeshje interesante në Kupën e Kosovës

Sport December 03, 2025 - 09:58

Kupa e Kosovës do të zhvillohet sot (e mërkurë) me dhjetë ndeshje, të cilat janë në program për t’u zhvilluar, në kuadër të fazës së 1/16-tës.

Sot do të zhvillohen dhjetë ndeshje, derisa nesër (e enjte) do të luhen edhe gjashtë sfida të tjera.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 12:30.

Kujtojmë se fituesi aktual i Kupës së Kosovës është Prishtina. /Zëri

Këto janë të gjitha përballjet:

Prishtina – Top Futbolli.

Ballkani – Rilindja.

Dukagjini – Ramiz Sadiku.

Drita – Besa.

Drenica – Prizreni.

Prishtina e Re – Lepenci.

Gjilani – Istogu.

Llapi – Vjosa.

Trepça – Malisheva.

Ferizaj – Tefik Çanga.