Raphinha: Jam i lumtur që jam kthyer dhe që po e ndihmoj Barçën
Sport
December 03, 2025 - 11:58
Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka folur pas fitores ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma.
Raphinha u zgjodh lojtari i ndeshjes në derbin ndaj Atleticos, falë paraqitjes mbresëlënëse, ku ishte protagonist me një gol.
Sulmuesi brazilian së fundmi ishte i lënduar, ku ka pak kohë që është rikthyer.
Për këtë, ai u shpreh i lumtur që është rikthyer dhe se po e ndihmon Barçën në mënyrë më të mirë të mundshme.
“Makineri presioni? Dua të mbroj Barçën. Sa më shumë të bëjmë presion, aq më mirë. Kemi nevojë për këtë”, u shpreh 28-vjeçari.
“Jam i lumtur që jam kthyer dhe që po e ndihmoj Barçën në mënyrën më të mirë të mundshme”, vazhdoi ai. /Zëri