Barcelona mëson klauzolën e lirimit të Fisnik Asllanit nga Hoffenheimi, mund të aktivizohet në verë

Barcelona mëson klauzolën e lirimit të Fisnik Asllanit nga Hoffenheimi, mund të aktivizohet në verë

Sport December 03, 2025 - 12:36

Barcelona tash e një kohë raportohet se ka shprehur interesim për sumuesin kosovar Fisnik Asllanin, si zëvendësues i Robert Lewandowskit.

Në Gjermani, është zbuluar se klauzola e lirimit të sulmuesit kosovar për Hoffenheimin është midis 25 dhe 29 milionë euro.

Kërkimi për një qendërsulmues për të zëvendësuar veteranin Lewandowskin (37 vjeç) është një nga prioritetet e menaxhmentit sportiv të FC Barcelona për sezonin e ardhshëm. Nëse sulmuesi polak largohet, pasi kontrata e tij skadon, klubi katalanas beson se do të jetë në gjendje të nënshkruajë një golashënues të nivelit të lartë dhe ka një listë me disa emra interesantë. Julian Alvarez është favoriti, siç raporton “MD”, por ka edhe mundësi të tjera më të përballueshme.

Ky do të ishte rasti i Fisnik Asllanit, sulmuesit 23-vjeçar të Hoffenheimit i cili po lidhet vazhdimisht me Barçën në Gjermani. Sipas Sky Sport, Barcelona është ndër klubet e interesuara për të nënshkruar me ndërkombëtarin kosovar dhe ka zbuluar se ai ka një klauzolë lirimi të përballueshme, të vlerësuar midis 25 dhe 29 milionë euro, e cila mund të aktivizohet në verë.

Shuma e klauzolës së Asllanit ndryshon në varësi të faktit nëse skuadra është në Bundesligë apo luan në një garë specifike. Ekipe si Bayern Munichu dhe Borussia Dortmund thuhet se po e ndjekin gjithashtu sulmuesin, ndërsa raporti i lartpërmendur nuk sheh mundësi që një klub i Premierligës të bëjë një lëvizje për të.

Vlen të kujtojmë se Asllani pranoi tetorin e kaluar se “ëndrra ime më e madhe ka qenë gjithmonë të luaj për FC Barcelona” dhe se “ambicia e tij më e madhe është të luaj një ditë” për Blaugranët, deklarata që tregojnë qartë lidhjen e sulmuesit me Barcelonën.

Me kontratë deri në vitin 2029, Fisnik Asllani ka gjashtë gola dhe tre asiste në 14 paraqitje për Hoffenheimin këtë sezon, dhe të gjitha shenjat tregojnë se ai kërkon një klub të ri sezonin e ardhshëm. Raportet në Gjermani tregojnë se marsi mund të jetë një muaj kyç në përcaktimin e të ardhmes së tij. /Zëri