FC Prishtina 01 synon sonte çerekfinalen në Ligën e Kampionëve në futsall

FC Prishtina 01 synon sonte çerekfinalen në Ligën e Kampionëve në futsall

Sport December 05, 2025 - 09:38

FC Prishtina 01 në futsall sot (e premte) do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Kryeqytetasit do të zhvillojnë ndeshjen kthyese kundër Rigas në Letoni.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 3-3 dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e sotme, ku fituesi do të kalojë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të fillojë në orën 18:30, në Letoni. /Zëri