Bashkimi dhe Peja 03 përballen në finalen e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Bashkimi dhe Peja 03 përballen në finalen e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Sport December 05, 2025 - 10:42

Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave do të kulmojë këtë të shtunë me një finale tejet interesante, ku për trofeun do të luftojnë Bashkimi dhe Peja 03. Skuadra prizrenase e Bashkimit siguroi finalen pas një paraqitjeje dominuese kundër Penzës, të cilën e mposhti bindshëm me rezultat 73:44.

Vajzat portokalli kontrolluan ndeshjen që nga fillimi, duke treguar formë të shkëlqyer dhe efikasitet në të dyja fazat e lojës.

Në anën tjetër, Peja 03 arriti të triumfojë ndaj Prishtinës me rezultat 66:52. Pejaneve iu deshën shumë energji dhe disiplinë për të kaluar në finale, duke u treguar më të forta në momentet vendimtare të ndeshjes. Finalja e madhe zhvillohet të shtunën, duke filluar nga ora 14:30.

Një duel që premton emocion, rivalitet dhe basketboll cilësor, ndërmjet dy prej skuadrave më të mira të momentit në basketbollin e femrave në Kosovë.