Man City fiton në udhëtim te Palace, Tottenhami pëson nga Nottinghami
Sport
December 14, 2025 - 16:54
Manchester City ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Selhurst Park” përfundoi me rezultat 3-0.
Golat u shënuan nga Haalandi (41’ 89’) dhe Foden (69’).
Me këtë rezultat, City renditet i dyti me 31 pikë, kurse Crystal Palace i pesti me 26 sosh.
Humbje ka pësuar Tottenhami nga Nottinghami me rezultat 3-0.
Golat u shënuan nga Hudson-Odoi (29’, 50’) dhe Sangare (79’).
Pas kësaj humbje, Tottenhami është në vendin e 11-të me 22 pikë, kurse Nottinghami i 17-ti me 15-të sosh. /Zëri