Luis Enrique mund te barazojë rekordin e Guardiolas dhe Hansi Flick

Luis Enrique mund te barazojë rekordin e Guardiolas dhe Hansi Flick

Sport December 16, 2025 - 22:04

Nesër Paris Saint Germain, e ka shansin të e fitoj trofeun e 6 kalendarik, apo te ashtuquajturën “Sextete”, pasi do të përballet me Flamengon në kuadër të Kupës ndërkontinentale.

Ndeshja do të zhvillohet në Katar, në stadiumin Ahmad bin Ali Stadium, dhe Luis Enrique ka shansin të bëj histori.

Ai do të bëhej vetëm trajneri i tretë në histori, që do të arrinte 6 trofe brenda një sezoni, pas Guardiolas me Barcelonën në 2009 dhe Flick me Bayernin e Mynihut në 2020.

Luis Enrique kishte fituar tripletën në vitin 2015 me Barcelonën dhe sezoni i fundit absolutishtë e ka vendosur Spanjollin në grupin e trajnerëve më të mirë ndonjëherë.