Përfundon sezoni për Behar Nezirin – ylli kosovar ka këputur ligamentin
Sport
December 17, 2025 - 16:11
Mesfushori kosovar Behar Neziri ka pësuar një lëndim të rëndë, duke këputur ligamentet në gjurin e djathtë.
Ylli i St.Gallen u lëndua në ndeshjen të cilin ekipi zviceran e zhvilloi të martën në mbrëmje ndaj Sionit.
Neziri u aktivizua në këtë ndeshje si titullar dhe u lëndua pak minuta para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Testet mjekësore të cilave ai iu nënshtrua të mërkurën në mëngjes, konfirmuan se Neziri ka pësuar këputje të ligamentit.
22-vjeçari tani do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të mungojë për disa muaj.
Vlen të theksohet se Neziri këtë sezon u aktivizua në 17 ndeshje për St.Gallen, duke luajtur në të gjitha nga minuta e parë. /telegrafi