Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës: Nuk jam i lumtur

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës: Nuk jam i lumtur

Sport December 20, 2025 - 16:15

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, zhvilloi sezonin e tij më të mirë që nga problemet e shumta me dëmtimet që e shqetësuan për dy sezone radhazi, por pas një viti pa lëndime, ai po përballet sërish me probleme muskulore.

Blaugranasit do të jenë pa të në ndeshjen e fundit të vitit ndaj Villarrealit.

Pedri u rikthye në fushë më herët se sa ishte parashikuar këtë muaj, duke luajtur dy javë para afatit dhe duke u paraqitur në ndeshje vendimtare kundër Atletico Madridit, Real Betisit dhe Eintracht Frankfurtit.

Para përballjes me Villarrealin, Hansi Flick konfirmoi se do të mbetej sërish pa mesfushorin e tij më të mirë.

“Ai nuk do të jetë aty. Nuk jam i kënaqur për këtë. Ai është i dëmtuar. Pres që të rikthehet kundër Espanyolit. Ka probleme me muskujt e pasmë të kofshës”.

“Ai edhe mund të luajë, por rreziku është shumë i madh; nëse ndodh diçka, atëherë do të mungojë për dy muaj”.

Duke dhënë më shumë detaje mbi situatën, Flick shpjegoi se Pedri, nëse do të shtyhej deri në fund, mund të luante, por do të rrezikonte një dëmtim më serioz.

“Duhet të kujdesemi për të dhe të sigurohemi që të marrë trajtimin e duhur. Nuk mund të stërvitet, por është e pamundur të luajë. Vendosëm të mos marrim asnjë rrezik. Kjo është gjëja më e mirë për momentin”.

“Na duhet për ndeshjet e ardhshme në vitin e ri kundër Espanyolit dhe më pas për Superkupën. Kjo ndeshje ndaj Villarrealit është e rëndësishme, por kemi shumë cilësi në skuadër”, ka deklaruar gjermani. /telegrafi