Man City dhe Bournemouthi në kontakt për Antoine Semenyo
Sport
December 24, 2025 - 10:15
Manchester City dhe Bournemouthi janë në bisedime për sulmuesi Antoine Semenyo.
Sipas gazetarit dhe ekspertit të tranferimeve, Fabrizio Romano të dy klubet do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë këtë javë për sulmuesin me prejardhje nga Gana.
Klauzola e lirimit prej 65 milionë funtesh është e vlefshme deri më 10 janar, por City do të kontaktojë Bournemouthin për të diskutuar strukturën e mundshme të ndryshme të marrëveshjes dhe kushtet e pagesës.
Sipas Romanos, preferenca e Semenyos është Man City. /Zëri