Merse: Arsenali do ta fitojë Premierligën

Merse: Arsenali do ta fitojë Premierligën

Sport December 24, 2025 - 10:48

Paul Merson është i bindur se Arsenali do të sigurojë titullin e Premierligën për shkak të skuadrës së tyre superiore.

Topçinjtë mbeten në krye të tabelës pavarësisht se kanë pasur një sërë problemesh me lëndime të lojtarëve kryesorë si Gabriel, William Saliba, Kai Havertz, Martin Odegaard dhe disa të tjerë gjatë gjithë sezonit deri më tani.

Ata mbajnë një epërsi prej dy pikësh ndaj Manchester Cityt në vendin e dytë përpara periudhës së ngjeshur të Krishtlindjeve.

“Mendoj se ata fitojnë Premierligën”, tha Merson në Sky Sports, transmeton “Zëri”.

“Asgjë nuk më ka ndryshuar mendje, ata kanë skuadrën më të mirë deri tani. Ata kanë pasur lëndime të këqija të lojtarëve kryesorë dhe janë ende në krye. Mendoj se ata fitojnë ligën”, shtoi tutje ai.

Për sa i përket faktit nëse puna e Artetas do të jetë në rrezik nëse nuk fitojnë ligën, Merson shtoi: “Duhet të jesh i kujdesshëm. Gjashtë vjet më parë, kur ai mori drejtimin, klubi nuk po shkonte askund. Ai ia ka kthyer jetën Arsenalit. Ai e ka rikthyer besimin. Për mua, nuk do të doja të thoja se nëse ata nuk e fitojnë ligën, ai nuk duhet të jetë aty”. /Zëri