Dushku, edhe një mandat në pozitën e sekretares së përgjithshme në FBK

Dushku, edhe një mandat në pozitën e sekretares së përgjithshme në FBK

Sport December 24, 2025 - 11:50

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, ka reaguar pas vendimit të Bordit të FBK-së për vazhdimin e mandatit të saj për një periudhë të re katërvjeçare.

Ajo ka theksuar se që nga viti 2017 ky angazhim ka qenë një proces i qëndrueshëm pune dhe përkushtimi, i ndërtuar mbi rezultate, bashkëpunim dhe zhvillim institucional, duke e cilësuar besimin e ripërtërirë si një obligim për të vazhduar me fokus të qartë.

“Lidershipi në sport kërkon vizion, profesionalizëm dhe vendimmarrje të përgjegjshme. Kjo pozitë ka qenë dhe mbetet një hapësirë për të kontribuuar me integritet, për të forcuar qeverisjen sportive dhe për të ndërtuar struktura funksionale e të qëndrueshme”, ka deklaruar Dushku, duke shtuar se dëshiron që vajzat dhe të rinjtë ta shohin udhëheqjen në sport si një proces normal profesional, të bazuar në ambicie, përgjegjësi dhe përkushtim.

“Rezultatet që arrijmë janë fryt i një ekipi që punon me përgjegjësi, respekt dhe vizion të përbashkët”, ka përfunduar Dushku, duke riafirmuar angazhimin për një sport modern, transparent dhe gjithëpërfshirës në Kosovë.