Real Madrid kryeson listën e klubeve më të vlefshme në botë
Real Madrid, sipas përditësimit të fundit të Transfermarkt, mbetet klubi më i vlefshëm në futbollin botëror, me një vlerë totale që kalon 1.38 miliard euro. “Los Blancos” lënë pas Arsenalin, i cili, me lojtarë të rinj dhe në zhvillim, arrin vlerën e 1.29 miliardë eurove.
Në vendet e tjera të majta renditen Manchester City dhe Paris Saint-Germain, të dyja me nga 1.19 miliardë euro, duke treguar fuqinë e investimeve të tyre në ndërtimin e skuadrave konkurruese. Chelsea vjen në vendin e pestë me 1.18 miliardë euro, ndërsa Barcelona mban vendin e gjashtë me 1.12 miliard euro.
Lista e dhjetë më të vlefshmëve përfshin gjithashtu Liverpoolin (1.04 miliardë euro), Bayern Munich (981 milionë euro), Tottenham Hotspur (879 milionë euro) dhe Manchester United (719 milionë euro).
Raporti i Transfermarktit thekson se këto shifra nuk lidhen vetëm me suksesin në fushë, por edhe me moshën mesatare të lojtarëve, kohëzgjatjen e kontratave dhe potencialin për rritje të mëtejshme.