Donnarumma: Viti 2025, më i miri në karrierë

Donnarumma: Viti 2025, më i miri në karrierë

Sport January 06, 2026 - 18:32

Gianluigi Donnarumma ka folur për eksperiencën e tij në Angli gjatë një interviste për “Sky Sports”, ku ka bërë edhe një përmbledhje të vitit që lamë pas, si dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Portieri italia, e cilësoi vitin 2025 si shumë të suksesshëm, duke përmendur triumfin në Champions League dhe transferimin te Manchester City. Ai u shpreh optimist se në vitin 2026 synon të rritet edhe më shumë profesionalisht, të arrijë objektiva të rëndësishëm dhe të qëndrojë në nivelet më të larta të futbollit me klubin anglez.

Donnarumma theksoi se gjashtë muajt e parë në Angli kanë qenë mjaft pozitivë, pavarësisht se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim. Sipas tij, ekipi është ndërtuar mbi një frymë të fortë bashkimi dhe ambicie për të dhënë maksimumin në çdo kompeticion.

Portieri italian shtoi gjithashtu se ndihet krenar që është pjesë e Manchester Cityt dhe vlerësoi punën me trajnerin Pep Guardiola, duke theksuar se stërvitja nën drejtimin e tij është një privilegj dhe një mundësi e madhe për t’u zhvilluar më tej.