Prishtinës i bashkohet Erdin Hashani në rolin e ndihmëstrajnerit
Stafi teknik i Prishtinës është përforcuar me një emër të njohur të futbollit kosovar.
Erdin Hashani është emëruar ndihmëstrajner i ekipit të parë, duke u bashkuar zyrtarisht me shtabin profesional të klubit.
Hashani ka një përvojë të konsiderueshme në rolin e trajnerit, pasi më parë ka udhëhequr skuadra nga Liga e Parë, si Vjosa, Vllaznia e Pozharanit dhe Flamurtari.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e stafit teknik të Kombëtares U18 të Kosovës, duke fituar përvojë edhe në nivel përfaqësuesesh.
Përveç karrierës së tij si trajner, Erdin Hashani ka qenë më herët edhe futbollist i Prishtinës, çka e bën atë njohës të mirë të kulturës, vlerave dhe objektivave të klubit.
Prishtina i ka uruar mirëseardhje Hashanit, duke i dëshiruar shumë suksese në detyrën e re me ekipin e parë.
“FC Prishtina i uron Erdin Hashanit mirëseardhje dhe shumë suksese në angazhimin e ri”, ka shkruar Prishtina.