Zyrtare: KF Llapi transferon Armend Likajn nga Gjermania

Zyrtare: KF Llapi transferon Armend Likajn nga Gjermania

Sport January 07, 2026 - 17:01

KF Llapi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me klubin gjerman VfB 03 Hilden për transferimin e futbollistit Armend Likaj.

Futbollisti 20-vjeçar, i gjatë 191 cm, është produkt i Akademisë së njohur të Schalke 04, një nga klubet më prestigjioze të futbollit gjerman. Pas formimit dhe zhvillimit të tij në Gjermani, Likaj ka vendosur të vazhdojë karrierën në Kosovë, duke u bashkuar me skuadrën e KF Llapit.

KF Llapi i ka uruar mirëseardhje futbollistit dhe i ka dëshiruar shumë suksese me fanellën bardhekaltër.