Duka pas rinovimit të Sylvinhos: Vazhdojmë së bashku drejt ëndrrës së Botërorit 2026
Sport
January 07, 2026 - 18:10
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, komentoi pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho, e cila do të zgjasë deri në korrik 2026:
“Vazhdojmë së bashku drejt ëndrrës së madhe të Botërorit 2026”, ka thënë Duka në postimin e ti në Facebook.
Shqipëria do të luajë në play-off-in për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ku ndeshja e parë është planifikuar më 26 mars kundër Polonisë.
Ky është një hap historik për Kombëtaren, dhe rinovimi i trajnerit Sylvinho synon të sigurojë stabilitet dhe vazhdimësi në projektin që ka sjellë rezultate pozitive deri tani.