Objektivat e Igli Tares për merkaton e janarit

Objektivat e Igli Tares për merkaton e janarit

Sport January 07, 2026 - 22:33

Milani ka si prioritet absolut për merkaton e janarit përforcimin e repartit defensiv. Meqenëse dy opsionet e preferuara nga trajneri Max Allegri, Milan Skriniar dhe Federico Gatti, kanë dalë nga pista, kuqezinjtë kanë kthyer vëmendjen nga tregu i Premier League.

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato”, drejtori sportiv Igli Tare ka nisur kontaktet me Liverpoolin për të shikuar mundësinë e transferimit të Joe Gomez. Milani po kërkon me ngulm një mbrojtës dhe anglezi është një nga emrat në listë. Në rast se palët nuk arrijnë marrëveshje për Gomez, alternativa tjetër është Axel Disasi.

Qendërmbrojtësi francez aktualisht nuk bën pjesë në planet e ekipit të parë të Chelseat dhe i është ofruar disa klubeve, përfshirë edhe Milanin. Megjithatë, kuqezinjtë mbeten skeptikë për realizimin e këtij transferimi.

Një tjetër emër i ndjekur është Murillo i Nottingham Forest, futbollist që vlerësohet shumë nga Igli Tare. Sidoqoftë, një transferim i tij në Janar shihet si i vështirë, pasi klubi anglez e vlerëson kartonin e mbrojtësit mbi 50 milionë euro.