Zyrtare: Valmir Nafiu firmos me FC Malishevën

Zyrtare: Valmir Nafiu firmos me FC Malishevën

Sport January 10, 2026 - 20:01

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Valmir Nafiu, si përforcimin e parë për sezonin e ri.

Nafiu pritet të sjellë cilësi, kreativitet dhe eksperiencë në mesfushën e skuadrës. Karriera e tij përfshin momente të spikatura te Hamburgu, KF Shkëndija dhe më së fundi FC Ferizaj, duke lënë gjurmë në kampionat dhe gara europiane.

Ky transferim është një hap i rëndësishëm për FC Malishevën drejt forcimit të ekipit dhe përgatitjes për sezonin e ardhshëm.