Osmani dekoron Hasan Aratin për kontribut në sportin ndërkombëtar
Foto: Laura Hasani

Osmani dekoron Hasan Aratin për kontribut në sportin ndërkombëtar

Sport January 12, 2026 - 08:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta dekorojë sot Hasan Aratin në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe për rolin dhe përkushtimin e veçantë në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ceremonia e dekorimit do të mbahet në zyrën e Presidentes Osmani, me fillim nga ora 12:00. Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), të kryesuar nga presidenti Ismet Krasniqi.

Ky vlerësim institucional nënvizon rëndësinë e angazhimit të Hasan Aratit në avancimin e sportit dhe në përpjekjet për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën sportive ndërkombëtare.