Gjyqtari kosovar i ping-pongut, Naim Azemi fiton titullin prestigjioz
Gjyqtari kosovar i ping-pongut, Naim Azemi, është vlerësuar nga dy specialistë ndërkombëtarë duke arritur ta marrë vlerësimin maksimal dhe duke përmbushur kushtin për të fituar titullin prestigjioz Blue Badge (BB).
Njoftimi është bërë nga Federata e PingPongut e Kosovës.
"Në Linz të Austrisë u zhvillua turneu ndërkombëtar WTT Youth Contender Linz, një nga ngjarjet më të rëndësishme për pingpongun e të rinjve në botë. Përveç garave të lojtarëve, ky turne shërbeu edhe për vlerësimin profesional të gjyqtarëve. Nga 12 kandidatë nga e gjithë bota, vetëm dy arritën ta kalojnë me sukses këtë proces, duke treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe kompetencë në gjykimin ndërkombëtar", ka theksuar Federata.
"Ky sukses për Naim Azemin është një arritje e madhe jo vetëm për të personalisht, por edhe për sportin e pingpongut dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare".