Xabi Alonso pritet të rikthehet së shpejti, pas shkarkimit nga Real Madrid

Xabi Alonso pritet të rikthehet së shpejti, pas shkarkimit nga Real Madrid

Sport January 14, 2026 - 09:21

Xabi Alonso u shkarkua ditë më parë nga Real Madrid, menjëherë pas humbjes 3-2 nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës.

Por mesa duket trajneri spanjoll nuk do të pushojë edhe pas këtij shkarkimi që pësoi për një kohë shumë të shkurtër.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano Alonso nuk e ka humbur atraktivitetin e tij në tregun e trajnerëve përpara verës.

Pavarësisht kapitullit zhgënjyes te Real Madrid, Xabi mbetet shumë i vlerësuar në industri, me klubet që monitorojnë hapat e tij të mëtejshëm.

Kësisoj, Xabi është i etur dhe i përgatitur të kthehet së shpejti. /Zëri