Dy gjigantët turq interesohen për Arbër Hoxhën
Sport
January 14, 2026 - 09:32
Po përjeton formë mbresëlënëse, sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha ka tërhequr vëmendjen e mediave evropiane.
Sipas raportimeve të fundit nga Turqia dhe Kroacia, dy gjigantët e Superligës turke janë gati të hapin “thesin” për 27-vjeçarin.
Bëhet fjalë për Galatasaray dhe Fenerbahce. Buxhetet e bollshme të klubeve në fjalë, japin shpresë se Hoxha do të ndryshojë ambient në merkaton aktuale.
Nëse Dinamo Zagreb reziston për të shitur shqiptarin, si Galatasaray dhe Fenerbahce kanë planin B, para dhe përfshirje lojtarësh si opsion.
Fjala e fundit do i takojë vetë Arbër Hoxhës, nëse do të kalojë në Superligën e Turqisë, apo nuk është momenti i duhur. Në këtë ligë, ndodhet edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Ernest Muçi, pjesë e Trabzonsporit.