Vandalizohet statuja e Ronaldos në qytetin e tij të lindjes, një djalosh ia vë flakën dhe pastaj kërcen
Policia në Funchal, vendlindjen e Cristiano Ronaldos, është në kërkim të një burri që i vuri flakën një statuje të futbollistit legjendar portugez dhe u mburr për këtë në rrjetet sociale.
Incidenti ndodhi në Funchal në ishullin e Madeirës, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale tregon një të ri që lyen me benzinë një statujë prej bronzi të Ronaldos dhe më pas e ndez atë me një çakmak.
Ky akt vandalizmi u “përfundua” nga i riu me një koreografi vallëzimi me një këngë rep, dhe ai e përfundoi duke i treguar statujës gishtin e mesëm.
"Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit", thuhet në përshkrimin e klipit.
Flakët u shuan shpejt, ndërsa policia është në kërkim të autorit.
“Autori i këtij krimi është identifikuar, ai njihet për kryerjen e veprave të ngjashme”, njoftoi policia.
Statuja prej bronzi e Ronaldos, 3.3 metra e lartë, u përurua në fund të vitit 2014 në Funchal, dhe në ceremoni morën pjesë vetë Ronaldo dhe familja e tij.
Në janar të vitit 2016, pasi Messi fitoi Topin e tij të pestë të Artë, vandalët shkruan "Messi" dhe numrin "10" me të kuqe në pjesën e pasme të statujës, dhe pas këtij incidenti, statuja u zhvendos në vendndodhjen e saj aktuale, pranë muzeut të Ronaldos.
Instagram user 'zaino.tcc.filipe' filmed himself setting fire to Cristiano Ronaldo's statue outside the CR7 Museum in Funchal.
— NassrXtra (@NassrXtra1) January 21, 2026
Madeira's PSP (Public Security Police) says it is "trying to identify the perpetrator of the crime of damage." pic.twitter.com/qUt70chEqq