Taulant Hodaj: Nuk duhet lejuar që FFK-ja të funksionojë me një “sistem të Koresë së Veriut”

Taulant Hodaj: Nuk duhet lejuar që FFK-ja të funksionojë me një “sistem të Koresë së Veriut”

Sport January 21, 2026 - 15:09

Taulant Hodaj, dikur ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka bërë një tjetër postim lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e futbollit kosovar.

Më saktësisht, dikur udhëheqësi i Zyrës Ligjore të FFK-së dhe avokat i cili e ka përfaqësuar FFK-në, është marrë me harmonizimin e Statutit të FFK-së, të cilin e kërkoi së fundmi Ministria e Sportit, para zgjedhjeve që do të mbahen në FFK më 5 shkurt.

Ai e ka kontestuar publikimin e fundit të FFK-së, sipas të cilit Statuti ishte harmonizuar në Kuvendin e vitit 2025 dhe se UEFA, FIFA dhe MKRS-ja nuk kanë më vërejtje, duke insistuar se kjo nuk qëndron.

Sipas tij, FFK-ja nuk duhet lejuar që të funksionojë me një sistem të Koresë së Veriut.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e avokatit Taulant Hodaj: