Vedat Muriqi nominohet për çmimin “Lojtari i muajit” në La Liga

Vedat Muriqi nominohet për çmimin “Lojtari i muajit” në La Liga

Sport January 22, 2026 - 12:47

Futbollisti kosovar Vedat Muriqi është duke kaluar momente fantastike në LA Liga me fanellën e Mallorcas.

Së fundmi sulmuesi shënoi hat-trik ndaj Athletic Bilbaos. Për shkak të paraqitjeve fantastike në La Liga brenda këtij muaji, ai është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë.

Në këtë garë Muriqi ka kundërshtarë: Markos Alonso, Vladislav Vanat, Gonzalo Guedes dhe Aleksander Sorlot.

31-vjeçari shumë lehtë mund të jetë fitues i këtij çmimi, pasi në tri ndeshjet e janarit në Ligë ai shënoi pesë gola.