Bayerni pëson humbjen e parë të sezonit, Rexhbeçaj aktivizohet te Augsburgu

Bayerni pëson humbjen e parë të sezonit, Rexhbeçaj aktivizohet te Augsburgu

Sport January 24, 2026 - 17:39

Skuadra e Bayern Munchenit ka përjetuar disfatën e parë në këtë sezon të Bundesligës gjermane, duke u mposhtur në shtëpi 2:1 nga Augsburgu në kuadër të xhiros së 19-të.

Te Augsburgu luajti edhe mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, i cili u aktivizua deri në minutën e 75-të.

Bayerni kishte hyrë në këtë ndeshje në një seri të gjatë pa humbje, me 16 fitore dhe dy barazime, por këtë herë nuk arriti të ruante dominimin. Hiroki Ito hapi serinë e golave për bavarezët në minutën e 23-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Megjithatë, Augsburgu reagoi në pjesën e dytë. Arthur Chaves barazoi shifrat në minutën e 75-të, dhe vetëm gjashtë minuta më vonë, francezi Han-Noah Massengo shënoi golin e fitores për mysafirët.

Pavarësisht kësaj humbjeje, Bayern Munchen mbetet lider me 50 pikë, ndërsa Augsburgu ngjitet me këtë fitore të rëndësishme, duke dalë nga zona e rrezikut dhe duke shkuar në 19 pikë. Fitore kyçe për skuadrën që lufton për mbetje në elitën e futbollit gjerman.