Bournemouthi triumfon ndaj Liverpoolit
Bournemouth ka shkaktuar një befasi të madhe për ta mposhtur në shtëpi Liverpoolin, në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën Premier.
“Reds” zhvilluan paraqitje më të mirë, por Bournemouth realizuan në minutën e fundit të kohës shtesë për ta mposhtur në fund me rezultat 3-2.
Evanilson me një volej fantastike e kaloi Bournemouthin në epërsi pas asistimit të Scott (26’).
Ndërsa shtatë minuta më vonë, Alejandro Jimenez shënoi lehtësisht nga afërsia për të dyfishuar epërsinë (33’).
Liverpooli u këndell në fundin e pjesës së parë, ku Virgil van Dijk realizoi me kokë pas harkimit të Dominik Szoboszlait (45’).
Hungarezi ishte protagonist edhe te goli i barazimit, ku bashkëpunoi me Mo Salah për ta dërguar topin në rrjetë nga një gjuajtje e lirë (80’).
Liverpooli kishte rast edhe për ta kompletuar përmbysjen, sidoqoftë Florian Wirtz dështoi ta konkretizojë.
Kur mendohej se dy skuadrat do të ndaheshin me nga një pikë, Adli doli në skenë për të fituar nga një tollovi pas rivëndjes këndore dhe e dërgoi topin brenda rrjetës së klubit mysafir (90+5’).
Liverpool kësisoj qëndron në pozitën e katërt me 36 pikë ndërsa Bournemouth zë vendin e 13-të me 30 sosh.