Real Madridi mposht Villarrealin dhe merr primatin në La Liga
Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë te Villarreali, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan me rezultat 0-2, sfidë që ishte tepër e baraspeshuar nga fillimi.
Villarreal e nisi më mirë për të rrezikuar përmes Buchanan, por që Courtois me një pritje të bukur ia mohoi golin.
Reali pastaj rrezikoi me Arda Guler që dribloi për mrekulli në zonë por goditja e turkut ishte qendrore. Rast shënimi kishte edhe Vini Jr, megjithatë edhe braziliani nuk e finalizoi.
Heroi i Realit ishte Kylian Mbappe që përfitoi nga asistimi i Viniciusit për ta zhbllokuar rezultatin (47’).
Villarreal tentoi deri në fund që të barazonte duke rrezikuar me Gerard Morenon, mirëpo goditja e këtij të fundit përfundoi mbi portë.
Krejt në fund, Mbappe edhe e fitoi një penallti pasi u faullua brenda zonës, ku pastaj edhe e finalizoi për epilogun përfundimtar 0-2 (90+2').
Kësisoj, Reali merr primatin në La Liga me 51 pikë, dy mbi Barcelonën që ka një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Villarreal bie në pozitën e katërt me 41 sosh.