Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi

Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi

Sport January 25, 2026 - 08:28

Klubi i futbollit nga Kosova, Malisheva, sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit, ku do të ndeshet me Dynamo Kyiv.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Kremlin 1” në Antalia të Turqisë, duke filluar nga ora 15:00 sipas kohës lokale.

Kjo do të jetë miqësorja e katërt për Malishevën gjatë fazës përgatitore. Në tri ndeshjet e para, skuadra kosovare ka regjistruar fitore, duke treguar formë të mirë para rifillimit të kampionatit.

Malisheva e ka mbyllur sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës në vendin e pestë, ndërsa Dynamo Kyiv renditet në pozitën e katërt në Premier League të Ukrainës pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit. /rtk