Taulant Hodaj pritet të zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të FFK-së

Taulant Hodaj pritet të zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të FFK-së

Sport January 27, 2026 - 13:16

Taulant Hodaj pritet ta zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas harmonizimit të statutit të FFK-së me MKRS-në, UEFA-n dhe FIFA-n.

Hodaj ka qenë më herët pjesë e FFK-së, ndërsa në vitin 2023 ka dhënë kontribut në procesin e licencimit të FFK-së nga MKRS-ja, në bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n.

RTV Dukagjini mëson se kandidatura e tij për postin e të parit të futbollit kosovar vjen si kërkesë e disa klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë.