Flicku flet për kualifikimin në 1/16-tën dhe për dominimin e Premierligës në Ligën e Kampionëve
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë për shtyp pas fitores ndaj Copenhagenit, fitore që ua siguroi Blaugrana një vend midis tetë skuadrave kryesore të Champions Leagues.
Flicku tha se ata janë të kënaqur që arritën top 8-shen, dhe se pavarësisht rezultatit, skuadra dinte se do të duhej të përmirësohej në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ai shtoi se nuk ka bërë ndryshime radikale, por ka kërkuar nga lojtarët qëndrimin në pozicionet e duhura dhe kontrollin e lojës.
“Pavarësisht rezultatit, e dinim që duhej të përmirësoheshim në pjesën e dytë të ndeshjes. Nuk ndryshuam asgjë rrënjësisht, por u kërkova lojtarëve të zënë më mirë pozicionet në fushë dhe të kontrollojnë lojën”, theksoi ai.
Trajneri gjithashtu foli për nivelin e lartë të Premierligës, duke vënë në dukje se pesë skuadra nga kampionati anglez janë në mesin e 8 më të mirave, gjë që tregon konkurrencën e fortë në atë ligë.
“Kjo tregon nivelin e lartë të asaj gare/konkurrence. La Liga mbetet një pikë referimi, por qëllimi ynë ishte i qartë dhe ne e arritëm atë.”
Ai nënvizoi se La Liga mbetet një pikë referimi, derisa Barcelona e ka arritur objektivin e saj.
Flicku përmendi edhe lojtarët e rinj dhe ata që janë duke u rikuperuar, duke veçuar Bernalin si një talent me shumë cilësi që mund të rritet ndeshje pas ndeshjeje, si dhe lavdëroi Lamine Yamalin për shpejtësinë dhe cilësinë e tij në ndeshje.
Trajneri gjithashtu vuri re mungesën në top 8 të klubeve të mëdha si PSG, Interi apo Real Madridi, duke e theksuar konkurrencën e fortë dhe formatin e vështirë të Ligës së Kampionëve.