Arsenali fiton thellë ndaj Leedsit, e përforcon vendin e parë
Sport
January 31, 2026 - 18:15
Arsenali është rikthyer te fitoret në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan thellë në udhëtim 0:4 ndaj Leeds United në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit anglez.
Zubimendi kaloi mysafirët në epërsi me gol të minutës së 27-të, pas asistimit nga Madueke.
Ky i fundit ishte protagonist edhe në golin e dytë, teksa goditi nga korneri, i cili përfundoi në portë, pas reagimit të dobët të portierit vendas.
Gyokeres e trefishoi epërsinë në minutën e 69-të, kurse Gabriel Jesus e vculosi fatin e këtij takimi me gol në minutën e 86-të.
Me këtë fitore, Arsenali tani ka 53 pikë në vendin e parë, shtaë më shumë se Manchester City e Aston Villa që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Leeds mbetet me 26 pikë në vendin e 16-të.