Debutim për t’u harruar: Kristjan Asllani u ndëshkua me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua

Debutim për t’u harruar: Kristjan Asllani u ndëshkua me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua

Sport February 01, 2026 - 12:16

Besiktas arriti fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Konyasporit, megjithatë situata nuk shkoi mirë për mesfushorin Kristjan Asllani.

Ylli shqiptar iu bashkua skuadrës turke të premten mbrëma, ndërsa debutoi qysh sot ndaj Konyasporit, debutim që duhet harruar sa më parë.

Vetëm pesë minuta pas inkuadrimit, Asllani shkaku i një ndërhyrje të rëndë u përjashtua direkt me karton të kuq (82’).

Sidoqoftë, e mira është që Besiktas në fund i mori pikët e plota, përndryshe turqit mund ta shihni edhe ‘fajtor’ për ndonjë humbje të mundshme.

Vlen të ceket se në minutën e 68-të u inkuadrua Milot Rashica, por nuk arriti ta gjejë portën pavarësisht tentimeve.

Besiktas renditet në pozitën e pestë në tabelë me 36 pikë, 10 më pak se lideri Galatasaray.