Ylli kosovar i janarit në La Ligë, sonte në ndeshjen e parë të shkurtit ndaj Sevillas
Sport
February 02, 2026 - 11:14
Pasi fitoi çmimin si lojtari i muajit në La Ligë, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është gati për të ndihmuar skuadrën të dalë nga pozitat e rrezikut për rënie nga elita.
Skuadra e Mallorcas e pret Sevillan, në një ndeshje ku fitorja është obligative, që mund ta dërgonte ekipin tri pozita më lart në tabelë.
E për këtë normalisht që duhet ndihma e Muriqit, i cili ka qenë i shkëlqyeshëm këtë sezon me 14 gola deri tani, me vetëm Mbappen para tij, që i prin listës.
Kjo sfidë e mbyll xhiron e 22-të në La Ligë dhe transmetohet në platformën më të madhe televizive, Artmotion, në kanalin Sport1, me fillim prej orës 21:00. /Klankosova.tv
