Ylli i PSG-së objektivi kryesor i Real Madridit në verë, kushton mbi 100 milionë euro

Ylli i PSG-së objektivi kryesor i Real Madridit në verë, kushton mbi 100 milionë euro

Sport February 03, 2026 - 10:32

Real Madridi thuhet se e ka radhitur mesfushorin e Paris Saint-Germain, Vitinha, si objektivin e tyre të ëndrrave për verën e vitit 2026.

Los Blancos duan të sjellin një mesfushor që mund të ngjasoj me lojën e legjendarëve të larguar tashmë, Toni Kroos dhe Luka Modriq.

Sipas mediumit Cadena SER, emri i Vitinhas është ai që ka përfunduar më lart në listën e tyre të dëshirave.

Superylli portugez ka një kontratë private me PSG-në, e cila përfshin një klauzolë lirimi.

Largimi i tij do të jetë i mundur vetëm nëse ai sinjalizon dëshirën e tij për t'u larguar nga klubi dhe nëse një pretendentë është duke pritur për të bërë një ofertë për të.

Real Madridi shpreson që ish-ylli i Portos të marrë iniciativën në muajt e ardhshëm për t'u dhënë atyre një avantazh në ndjekjen e një transferimi.

Vitinha mund të kushtojë më shumë se 100 milionë euro, me shumë media që e cilësojnë çmimin e tij në 150 milionë euro.