Manaj edhe zyrtarisht pjesë e Sivassporit, synon ta rikthejë në elitën turke klubin e tij

Manaj edhe zyrtarisht pjesë e Sivassporit, synon ta rikthejë në elitën turke klubin e tij

Sport February 03, 2026 - 13:38

Rey Manaj është rikthyer zyrtarisht te Sivasspori pas një aventure gjashtë mujore te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.

Sulmuesi shqiptar u prit disa ditë më parë në mënyrë spektakolare nga tifozët e klubit turk.

E sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Sivasspor, derisa ai ka nënshkruar kontratë 3,5 vjeçare dhe do ta bartë fanellën me numër 9.

Manaj te Sivasspori ka luajtur më parë, teksa ka lënë gjurmë duke shënuar 34 gola dhe duke asistuar në shtatë në tjerë në 63 ndeshje zyrtare.

28-vjeçari ka për qëllim ta rikthejë Sivassporin në Superligën e Turqisë, pasi aktualisht kjo skuadër është në pozitën e 14-të në Ligën e Parë, por që ende ka gjasa për një vend në Play-Off.