Julian Alvarez lavdëron yllin e Barcelonës: Ai është një nga më të mirët në botë

Julian Alvarez lavdëron yllin e Barcelonës: Ai është një nga më të mirët në botë

Sport February 04, 2026 - 15:20

Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez ka thurë lavde për yllin e Barcelonës.

Bëhet fjalë për një ndër lojtarët më kryesorë të Barcelonës, Pedri.

Alvarezi, një nga sulmuesit më të kërkuar në skenën ndërkombëtare, kohët e fundit bëri disa komente që nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Image

Në një bisedë me transmetuesin Davoo Xeneize, argjentinasi e lavdëroi Pedrin dhe e vendosi atë “pa dyshim” midis lojtarëve më të mirë në botë, duke theksuar nivelin e mesfushorit të Barcelonas.

“Ai është një nga më të mirët në botë”, u shpreh sulmuesi.

Në një të ardhme të afërt, mund ta shohim dyshen edhe bashkëlojtarë pasi që raportohet se Barcelona dëshiron t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit argjentinas. /Zëri