Albi Mall Superliga nis sezonin pranveror në fundjavë, në program xhiroja e 19-të

Albi Mall Superliga nis sezonin pranveror në fundjavë, në program xhiroja e 19-të

Sport February 04, 2026 - 15:43

Albi Mall Superliga e Kosovës do të fillojë sezonin pranveror në fundjavë.

Pas pushimit dimëror, tani skuadrat e Superligës do të rikthehen në fushën e gjelbër për të vazhduar garën e titullit kampion.

Tri ndeshje do të zhvillohen në ditën e shtunë, kurse dy të tjera në atë të diel.

Ndeshjet si Dukagjini – Prishtina, Drenica – Llapi dhe Ferizaj – Drita do të luhen të shtunën.

Në anën tjetër, Gjilani – Ballkani dhe Malisheva – Prishtina e Re të dielën.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Zëri