Sara Pllana shpallet sportiste e vitit 2025 nga Federata e Gjimnastikes e Kosovës

Sara Pllana shpallet sportiste e vitit 2025 nga Federata e Gjimnastikes e Kosovës

Sport February 04, 2026 - 22:45

Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka mbajtur ceremoninë e shpalljes së Laureatëve të vitit 2025.

Si sportiste e vitit është shpallur Sara Pllana, e cila kishte fituar medaljen e parë ballkanike, gjë e cila u vlerësua si një kontribut i veçantë për gjimnastikën e vendit, shkruan Zeri.info.

Ndërsa klubi më i mirë i vitit 2025 u shpall Klubi i Gjimnastikës “Vushtrria”.

Ceremonia e Laureatëve 2025 u mbajt në një atmosferë solemne, me praninë e përfaqësuesve institucional, personaliteteve të sportit dhe miqve të gjimnastikës./Zëri