U akuzua se është burrë, Imane Khelif pranon ta bëjë testin e gjinisë dhe të shkojë në Lojërat Olimpike
Boksierja algjeriane Imane Khelif ka thënë se është e gatshme t'i nënshtrohet një testi gjinor nëse kjo do t'i lejojë të garojë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në vitin 2028.
Khelifi, e cila fitoi medaljen e artë në divizionin e peshave welter për femra në Lojërat e Parisit në vitin 2024, që atëherë është përballur me pyetje në lidhje me të drejtën e saj për të garuar në garën e femrave.
Kujtojmë se Khelif dhe boksierja tajvaneze, Lin Yu-ting, u s’kualifikuan nga Kampionati Botëror 2023 nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) për dyshime se nuk i kaluan testet e përcaktimit të gjinisë. Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili e revokoi njohjen e IBA-s në qershor 2023, i dha Khelif leje të garojë në Paris.
"Nuk kam asgjë për të fshehur"
Khelifi ka thënë për CNN të mërkurën se ajo "nuk ka asgjë për të fshehur" dhe do të përmbushë kërkesat e testimit nëse IOC i imponon ato.
“Sigurisht, unë do të pajtohesha me çfarëdo që kërkohet prej meje për të garuar. Ata duhet të mbrojnë gratë, por duhet të jenë të kujdesshëm që, duke mbrojtur gratë, të mos dëmtojnë gratë e tjera", ka thënë fillimisht Khelifi për CNN.
“Unë nuk jam transgjinore. Jam grua. Dua të jetoj jetën time. Ju lutem mos më përdorni për agjendën tuaj politike", përfundoi algjeriania.
Olympian boxing gold medalist Imane Khelif already looking ahead to LA 2028 in L'Equipe newspaper.
— L'Équipe (@lequipe) February 4, 2026
La championne olympique de boxe Imane Khelif se confie pour L'Équipe sur son envie de participer aux JO 2028 > https://t.co/wwbHhgrUhS pic.twitter.com/doCSz7G4O5
Reagimet dhe rregullat e reja
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vitin e kaluar e quajti Khelifin një "boksier burrë" pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u ndalonte grave transgjinore të garonin në sportet e grave. Organi i ri, World Boxing, mori njohje të përkohshme nga IOC si organi ndërkombëtar qeverisës për boksin në shkurt të vitit të kaluar.
Ata prezantuan testimin gjenetik të detyrueshëm për atletët për të "përcaktuar gjininë e tyre në lindje dhe të drejtën e tyre për të garuar". Kur njoftuan ndryshimin, ata përmendën rastin Khelif, për të cilin më vonë kërkuan falje.
Khelif paraqiti një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) gushtin e kaluar kundër futjes së testimit të detyrueshëm nga World Boxing. Një seancë dëgjimore për këtë rast është ende në pritje. /Telegrafi