Edhe presidenti i UEFA-s i dërgon urime Ademit për mandatin e tretë në FFK
Sport
February 05, 2026 - 19:36
Edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka uruar presidentin Agim Ademi për rizgjedhjen në krye të FFK-së.
Ai ka vlerësuar progresin e futbollit kosovar si dhe momentin historik të Kombëtares së Kosovës.
Pak më parë, Federata publikoi edhe letrën e presidentit të FIFA-s, drejtuar Ademit për mandatin e tij të tretë. /klankosova
