Mësohen çiftet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit
Sport
February 06, 2026 - 14:22
Janë mësuar çiftet e fazës gysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Shorti i cili u hodh sot (e premte) vuri përballë dy superduelet: Atletico Madrid do të përballet me Barcelonën, ndërsa Athletic Club de Bilbao me Real Sociedadin.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen në mes të muajit shkurt, konkretisht nga e marta, 10 shkurt, deri të enjten, 12 shkurt, në orare që pritet të konfirmohen nga organizatorët.
Takimet e kthimit janë planifikuar të luhen në fillim të muajit mars, nga 3 deri më 5 mars, ku do të përcaktohen edhe dy finalistët e Kupës së Mbretit.
Ndeshjet në këtë fazë do të luhen kthyese, kurse finalja vetëm një ndeshje. /Zëri