Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slamit të Parisit, siguron medalje
Sport
February 07, 2026 - 14:06
Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slamit të Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogram.
Krasniqi e ka mposhtur në gjysmëfinale francezen, Amandine Buchard.
Për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, Krasniqi e kishte mposhtur brazilianen Larissa Pimenta.
Në xhiron e parë, Distria ishte e lirë, teksa në xhiron e dytë e kishte mposhtur me Ippon francezen Alicia Marques.
Krasniqi i ka tetë medalje në Grand Slamin e Parisit dhe një të tjetër olimpike po në Paris. Sot do ta fitojë të dhjetën.